string(48) "noka-sekuestro-pasurive-te-kusareve-te-pushtetit"

Noka: Sekuestro pasurive të kusarëve të pushtetit

Shqiperi

Gazeta Express

24/04/2025 17:49

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ndaj kritikave mbi mundësinë e financimit të programit të PD-së për rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Koha kur ti i bije dajres, o Edi Rama, koha kur kishe Aleksin dhe SOROS-in, që të mbështeste në çdo batërdi, në çdo vjedhje, në çdo pisllëk dhe në trafikun e drogës apo kanabizimin e vendit, që të mbështeste kur ti vidhje dhe blije votën banorëve të Paskuqanit, ajo kohë ka vdekur. Ndaj sot është koha që të kthejmë përgjigje. Sot janë qytetarët e lirë dhe janë njerëz dinjitoyë. Do të votojnë për ndryshimin sepse ndryshimi është shpresa për ta. Sepse tek ndryshimi, tek numri 1, tek Sali Berisha tek programi I Partisë Demokratike, do ta gjejnë vetenpensionistët, mësuesit, fermerët, sepse Programi i Sali Berishës, I Partisë Demokratike, mendon për shqiptarin e thjeshtë, mendon për hallexhiun, sepse PD nuk ka patur dhe as nuk ka prioritetet që ka Rilindja për të qeveris me krimin, me drogën, me horrat me oligarkët. Forca jonë jeni ju. Qytetarët e lirë dhe banorët e Paskuqanit dhe të Kamzës. Forca jonë është energjia juaj se dëgjoj edhe analistët.

Lexo Edhe:

Ku do t’I gjejë paratë që do të vendoset 200 euro minimum jetik, rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1200 euro, ku do t’I marrin paratë thonë që do të ulin çmimin e dritave dhe do ta bëjnë 7 lek, nga do t’I marrin paratë që do të ulin çmimin e naftës, që do të trefishojnë subvencionet e bujqësisë. Do të pesfishohet buxheti për arsimin dhe shëndetësinë. Është shumë e thjesht. Ka vetëm një rrugë. Sali Berisha dhe Partia Demokratike e ka provuar atë rrugë. Zero tolerancë krimit, korrupsionit, sekuestro të gjithë pasurive të të kusarëve të pushtetit dhe aty dalin pensionet, rrogat, minimum jetik, investimet.

Ne do jemi me zero tolerancë nesër në pushtet ndaj fenomeneve që e kanë shkatërruar, që e kanë gërryer këtë shoqëri dhe e kanë katandisur shoqërinë në buzë të greminës. Ne do të qeverisim për qytetarët. Ne do qeverisim me ju sepse një qeverisje po nuk patë fytyrë njerëzore, ajo qeverisje nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë. Një qeverisje po nuk trajtoi hallet e shoqërisë dhe të popullit të vetë, ajo qeverisje nuk meriton të jetojë asnjë ditë. E tillë ishte qeveria e Edi Ramës, por qeveria e Sali Berishës do të jetë një qeveri krejt tjetër. Do të jetë një qeveri e zemrës së dhembshu, një një qeveri që do të merret me pesnionistin dhe të paunin për t’i ruajtur dinjitetin. 200 euro minimum jetik e bën të papunin të mos shkojë i pezmatuar dhe i helmatisur në shtëpinë e vetë por të ketë bukë për të ushqyer familjen e tij dhe dhe ky është detyrim i shtetit sepse shteti duhet të garantojë për qytetarët bukën dhe mbijetesën. 200 euro minimum jetik e bën që edhe pensionisti I fshatit që ka pensionin më të ulët që sot e merr 80 euro, kur të marrë 200 euro do të ketë mundësi edhe të blejë ilaçet, por ilaçet duhet t’I blejë të standardit europian jo ilaçet e Tomës që janë të mbushura me nisheste dhe me miell dhe shiten safrengu pulën. Jo ilaçe indiane pa asnjë standard që e ka mbushur Edi Rama tregun shëndetësor në Shqipëri. Kjo qeveri i duhet ”, tha Noka.