Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për gjendjen e rëndë të arsimit në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Meta theksoi se arsimi shqiptar po përjeton një krizë të thellë, duke u përpjekur të mbajë pushtetin përmes shtimit të analfabetizmit dhe injorancës mes rinisë. Sipas tij qeveria e Edi Ramës e ka rrënuar arsimin, sepse e ka përbuzur gjatë tre mandateve qeverisëse. Meta gjithashtu theksoi se një situatë e tillë dramatike mund ta ndryshojë vetëm opozita shqiptare dhe me “PD-ASHM”.
Postimi i Metës:
Arsimi shqiptar po përjeton ditët më të këqia të tij për shkak të narkoqeverisjes, që ka bërë gjithçka për të shembur themelet e tij dhe për të instaluar padijen dhe injorancën me qëllimin e vetëm të mbajtjes së pushtetit.
Analfabetizmi qoftë i plotë, qoftë ai funksinal, pra i mijra të rinjve që marrin dëftesa por që realisht nuk kanë as njohuritë minimale është shtuar në mënyrë kritike.
Qeveria e Edi Ramës e ka rrënuar arsimin, sepse e ka përbuzur gjatë tre mandateve qeverisëse. Nga premtimi i 2013-s për buxhetimin e arsimit në mesataren e BE-së, sot jemi ende në nivelin 2.4%, më i ulëti në rajon. Jemi të fundit pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Mësuesit sot janë të keqpaguar dhe shkolla po braktiset. Mësuesia sot nuk shihet si një profesion që të garanton një jetë dinjitoze.
Degët e mësuesisë tkurren me shpejtësi dhe vendi rrezikon të mbetet pa mësues brenda pak vitesh. Dhjetra shkolla mbyllen çdo fillim viti shkollor nëpër rrethe, ndërsa në Tiranë mësimi bëhet ende me turne. Nuk mbështetet kërkimi shkencor dhe nuk incentivohen talentet. Arsimi është në gjëndjen më të mjeruar që ka njohur ndonjëherë vendi. Dinjiteti i mësuesit është nëpërkëmbur nga qeveria e Edi Ramës, duke mos u vlerësuar për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e brezit të ri e duke u kthyer në një ushtar që shpërndan postimet e Kryeministrit.
Një situatë e tillë dramatike mund ta ndryshojë vetëm opozita shqiptare dhe me “PD-ASHM”: Buxheti i arsimit do të dyfishohet për të shkuar në 5% të PBB. Pagat e mësuesve do të shkojnë në 1500 euro në krye të mandatit.
Pagat për pedagogët do të shkojnë në 2000 euro. Numri i nxënësve në klasa do të reduktohet në 25, nga 40 që është sot në shumë shkolla. Do të dixhitalizohet thellësisht sistemi arsimor. Inovacioni do të financohet mbi mesataren e Bashkimit Europian.
Do të shpërndahen kupona 250 euro për çdo fëmijë në lagjet ku mungon shkolla derisa qeveria të hapë aty shkollën e re. Mësuesia dhe shkenca do të konsiderohen degë prioritare dhe do të mbështeten financiarisht.
Investime prioritare në degët e teknologjisë së informacionit. Arsimi Profesional do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit. Kurrikulat do t’i nënshtrohen një reformimi të thellë nga ekspertë të pavarur, larg çdo ndikimi politik, për të formuar të rinj me mendim kritik. Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian. Mbështetje e fortë e arsimit profesional dhe ekselencave në bizneset start-up
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”! VOTO ILIR METAJ- Qarku Tiranë
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...