Ndryshimet e mëdha gjeo-politike që kanë nisur pas rizgjedhjes president të Donald Trump, pritet që të prekin dhe të kenë ndikim në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor.
Lidhur me këtë çështje në Ljublanë të Sllovenisë me iniciativë të ish-presidentit Borut Pahor, janë mbledhur shumë politikanë që kanë qenë në pozita të larta dhe emisarë të shteteve të BE-së.
Emisari francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz, ka njoftuar se ka qëndruar në këtë organizim, ku kanë diskutuar për të ardhmen e Ballkanit përballë ndryshimeve që po ndodhin.
Aty shihen që kanë qenë të pranishëm edhe emisari gjerman, Manuel Sarrazin, dhe ish ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
“I kënaqur që mora pjesë në takimin e nivelit të lartë në Lubjanë për të ardhmen e Ballkanit në një kontekst sfidash të reja. Faleminderit organizatorëve “miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe veçanërisht Presidentit Borut Pahor”, ka shkruar Trocaz.
Në takim kanë marrë pjesë edhe ish-kryediplomatët Bujar Osmani dhe Ditmir Bushati dhe ish-presidenti serb, Boris Tadiq./GazetaExpress/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...