string(117) "aak-diskuton-ngercin-politike-nevojen-e-krijimit-te-institucioneve-dhe-shenimin-e-25-vjetorit-ne-mbledhjen-e-kryesise"

AAK diskuton ngërçin politik, nevojën e krijimit të institucioneve dhe shënimin e 25-vjetorit në mbledhjen e Kryesisë

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 18:49

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës të enjten.

Në një njoftim në Facebook ky subjekt politik bën të ditur se u diskutua për situatën politike në vend, ngërçin politik dhe nevojën e krijimit të institucioneve që kanë dalë si rezultat i zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Lexo Edhe:

“Në këtë mbledhje të Kryesisë, po ashtu u diskutua edhe për agjendën e aktiviteteve të Aleancës në nivel lokal, kjo në frymën e përgatitjeve për zgjedhjet komunale, si dhe për përgatitjet për shënimin e 25-vjetorit të Aleancës, i cili do të mbahet më 2 maj”.

“Po ashtu, në mbledhjen e sotme të kryesisë, u përkrah propozimi i kryetarit Haradinaj që anëtar i KQZ nga radhët e Aleancës të jetë Muharrem Nitaj”, thuhet në njoftimin e AAK-së.