Për më shumë se dhjetë vjet, një burrë që jeton në Carinthia, sipas akuzës, thuhet se ka abuzuar me gruan e tij dhe praktikisht e ka mbajtur të burgosur.
Procesi gjyësor u shty për shkak të nevojës për sqarimin e disa mesazheve të reja që ai i kishte dërguar nga burgu, ish bashkëshortes, transmeton albinfo.at.
Një burrë nga Maqedonia (36 vjeç) doli para gjykatësit në Gjykatën e Landit të Klagenfurt të enjten për dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij dhe përndjekje (stalking) pasi ajo kishte ikur tashmë në një strehë për gratë, bashkë me fëmijët e saj.
Për shkak të letrave të dorëzuara së voni, të cilat i akuzuari ia kishte shkruar gruas së tij nga burgu, pavarësisht ndalimit të kontaktit, si dhe përkthimeve të kontestuara nga shqipja, gjykimi u shty, pesë orë pasi kishte filluar.
Sipas prokurores publike, periudha e dhunës ka zgjatur më shumë se dhjetë vjet përpara se gruaja t’i tregonte për këtë një këshilltareje të AMS-së, e cila i gjeti asaj një vend në një strehë për gratë, në verën e vitit 2024. Por martirizimi i gruas, e cila, sipas deklaratave të saj, ishte rrahur dhe kërcënuar nga burri i saj, nuk përfundoi me kaq. I shoqi i ka zënë pritë për orë të tëra para strehës së grave dhe ka tentuar të kontaktojë me të dhe fëmijët aty, shkruan agjencia austriake e lajmeve, apa.at. Në vjeshtën e vitit 2024, atij ju vunë prangat dhe i pandehuri që atëherë ndodhet në paraburgim.
Në seancën që ka zgjatur pesë orë e gjysmë, i pandehuri mohoi përdorimin e vazhdueshëm të dhunës dhe pranoi vetëm një incident dhune. Çifti jetonte në Wels deri në fund të vitit 2022, por më pas u zhvendos në Carinthia, ku, sipas aktakuzës, ai e po e izolonte gjithnjë e më shumë gruan, përcjell albinfo.ch. I akuzuari pranoi dhe kërkoi falje për ngacmimet e vazhdueshme për të cilat akuzohej kur ajo tashmë jetonte në strehimoren e grave.
Ai ishte në një situatë të jashtëzakonshme dhe donte të shpëtonte marrëdhënien e tij.
Marrja në pyetje e gruas përfundimisht u zvarrit sepse avokatja e gruas paraqiti vetëm të mërkurën letra që i pandehuri i kishte shkruar gruas së tij nga burgu – pavarësisht ndalimit të kontaktit. Duke qenë se përkthimet janë bërë nga vetë bashkëshortja dhe janë marrë në pyetje nga mbrojtja, përkthimi i ri i përgatitur në vend nga një përkthyes nuk sqaronte disa formulime të paqarta që, në varësi të leximit, mund të kuptoheshin si kërcënim për gruan.
Duke qenë se dëshmitarët e thirrur nuk ishin dëgjuar ende pas pesë orësh dhe gjykata gjithashtu donte të merrte në pyetje djalin nëntë vjeçar me ndihmën e një eksperti, të bënte përkthimin e letrave dhe të analizonte kompjuterin e të pandehurit, gjykimi u shty.
Gjyqtari hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për lirim, duke përmendur rrezikun e arratisjes dhe rrezikun e kryerjes së një krimi, transmeton albinfo.at. “Familja e tij është më e rëndësishme për të se çdo pajtueshmëri ligjore,” përmblodhi gjyqtari vlerësimin e tij.
Ai e këshilloi të pandehurin: “Mos u merr më me veprimtari letrare! Këto letra janë kryesisht përgjegjëse për vazhdimin e burgimit tënd”.
Vazhdimi i procesit duhet të caktohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...