Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputet në qytetin e Gjirkostrës u shpreh me ardhjen në pushtet nuk do ketë më shkolla me turne dhe klasa me më shumë se 25 nxënës. Berisha tha se të rinjtë nuk do kenë mesatare për universitet.
“Vendosja e mësuesit në piedestal, pagesa e tij minimalisht me 1500 euro do jetë objektivi për të ngritur arsimin. Ju garantoj se brenda katër viteve, nuk do të ketë klasë me më shumë se 25 nxënës, nuk do ketë turne.Po vij nga Saranda, shkollat me dy turne kudo. Nuk ka sepse arsimi dhe shëndetësia, rrugët, u bën objekte të vjedhjeve më të papërmbajtura. Ndaj dhe vetëm duke rivendosur arsimin në piedestalin e vetë, Shqipëria, Gjirokastra do ecin në rrugën e madhështisë.Të rinjtë nuk do kenë mesatare për universitet, me përfundimin e studimeve, punësimi juaj do jetë përparësi absolute, çdo punëdhënës do t’i paguajnë sigurimet për ju një vit, dhe ju do ju garantohen kredi të buta për të ngritur startape.”, tha Berisha.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...