string(74) "nobeli-i-mjedisit-fitohet-per-here-te-pare-edhe-nga-dy-aktiviste-shqiptare"

“Nobeli i mjedisit” fitohet për herë të parë edhe nga dy aktivistë shqiptarë

Shqiperi

Gazeta Express

24/04/2025 22:03

Besjana Guri dhe Olsi Nika, aktivistë nga Shqipëria u nderuan me çmimin prestigjioz “Goldman” për përpjekjet e tyre në mbrojtjen e Lumit Vjosa nga hidrocentralet.

Fushata e tyre çoi në shpalljen e Vjosës si “Park Kombëtar” nga qeveria shqiptare. Çmimi, i njohur si “Nobeli i Mjedisit”, u dha pas përzgjedhjes nga një juri ndërkombëtare mes mijëra aktivistëve globalë. Guri dhe Nika kishin nisur fushatën për Vjosën në vitin 2014, duke u bërë pjesë e iniciativës “Save the Blue Heart of Europe”.