Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci ka thënë se nëse bëhet koalicion me Nismën, atëherë kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limajt mund t’i jepet ndonjë ministri, por jo postin e kryeparlamentarit.
Bajqinovci thotë se puna e kryeparlamentarit ka marrë fund në momentin kur është propozuar Albulena Haxhiu.
Ai thekson se kryeparlamentari i takon VV’së.
”Unë momentin që Haxhiu ka dalë në propozim unë mendoj që kjo punë vec ka marrë fund. Një koalicion me Limaj, nëse bëhet, tash nuk e di, mund të jetë ndarja ndoshta e çështjeve të pozitave të ministrave, e jo të kryetarit të Kuvendit, sepse ajo na takon neve edhe me Kushtetutë”, tha ai në Kanal10.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...