string(60) "abrashi-vetevendosje-nuk-pranon-logjiken-e-pazareve-politike"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 7:24

Abrashi: Vetëvendosje nuk pranon logjikën e pazareve politike

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 7:24

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi,  tha se kjo parti nuk e pranon logjikën e pazareve politike dhe se qytetarët kanë votuar pikërisht për ta kundërshtuar këtë kulturë të vjetër.

Ai tha se qytetarët kanë bërë ndryshimin përmes votës, duke e sjellë në pushtet një klasë politike që nuk bën pazare dhe që refuzon marrëveshje të padukshme për poste institucionale.

Lexo Edhe:

“Logjika e pazarit është një trashëgimi politike, të cilën na nuk është se e parapëlqejmë si Lëvizje Vetëvendosje. Në fakt, duke e kundërshtu këtë logjikë të pazarit, qytetarët e Kosovës kanë bo ndryshimin politik që dy herë radhazi në zgjedhje edhe e kanë pru në pushtet një klasë politike, e cila është e kundërta e pazarxhinjve, të cilët fatkeqësisht jeni mësu me i pa në pushtet”, tha Abrashi në një lidhje përmes Skype në emisionin CONTEXT në ATV.

Ai kritikoi kërkesat opozitare për poste në Kuvend si joserioze dhe të rrezikshme për stabilitetin institucional, duke i quajtur një “budallallëk politik”.

“Imagjinoni ata skenarë që po kërkojnë me propozu një kandidat të pranueshëm, hajde pra edhe na po i zgjedhim nënkryetarët që atyre u konvenojnë. A po ju duket e legjitime kjo punë? Atëherë shtrohet pyetja: a është nënkryetari i Vetëvendosjes, a është i LDK-së apo i kujt është? Mandej jemi tu kuptu se çfarë budallallëqi është duke u dominu për shkak të narrativës dominante opozitare sot nëpër Kosovë”, u shpreh Abrashi.

Ai tha se opozita po e shkel Kushtetutën duke mos marrë pjesë në votimin për Kryetarin e Kuvendit.

Sipas tij, është krijuar një narrativë e rreme se vetëm partia e parë është përgjegjëse për këtë proces, ndërsa në të vërtetë detyra bie mbi të gjithë deputetët.

“Fatkeqësisht është dominu një narrativë e sponsorizuar prej njerëzve që e mbështesin kauzat opozitare, se përgjegjësia për zgjedhjen e Kryesisë së Kuvendit, në këtë rast edhe Kryetarit të Kuvendit, bie vetëm mbi partinë e parë. Jo, zoti jo, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës”, tha Abrashi.

Ai shtoi se kjo përgjegjësi është e qartë edhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e përcakton këtë proces si detyrim ligjor të përbashkët.

“Po flasim për një shkelje që ne mendojmë se po e bën opozita duke mos marrë pjesë në votim, e që është shkelje Kushtetuese. Sipas atij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, obligohen gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në votim kur vihet puna te zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit”, deklaroi Abrashi.