Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në intervistë për TV Koha, tha se Aleanca për Shqiptarët në krye me Arben Taravarin dhanë kontributin e duhur për ta sjellë ndryshimin në kampin shqiptar.
“Të gjithë sytë ishin të kthyer nga ASH dhe Arben Taravari 107 mijë votat gjithë kanë meritat e veta por që hapin e madh e bëri Taravari që solli ndryshimin. BDI shkoi në opozitë. Ky ishte një veprim vendimtar shumë i rëndësishëm”, tha Halil Snopçe.
_________
Snopçe: Pa deputetët shqiptarë qeveria do të jetë jo stabile dhe jo funksionale
Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në intervistë për TV Koha, tha se qeveria nuk mund të jetë stabile e funksionale pa pjesëmarrjen e deputetëve shqiptarë në të. Sipas tij, pa ata nuk arrihet badinteri dhe qeveri pa badinter nënkupton qeveri jo funksionale.
“Qeveria pa deputetët shqiptarë do të jetë jo funksionale e jo stabile, sepse nuk arrihet badinteri. Nuk do të jetë afatgjate logjikisht jo numerikisht. Por, në fakt praktikisht vështirë që do të funksiononte”, tha Halil Snopçe.
__________
Snopçe: Nëse do pranohej propozimi i Rijad Shaqirit nuk kishte fuqi që pengonte marrëveshjen
Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në intervistë për TV Koha, tha se marrëveshjen për komunat e autorizuan te deputetët, dhe deputeti Rijad Shaqiri hartoi një plan që duhej të pranohej nga VLEN. Ne ishim të vendosur dhe serioz për të arritur marrëveshje, por ata vazhdimisht refuzonin idetë tona.
“Në një moment u autorizuan deputetët, Rijad Shaqiri, dha një propozim edhe ai u refuzua. Nëse propozimi i deputetit Shaqiri pranohet nga ana juaj, nuk ka fuqi që mund të ndalë ose ndryshojë këtë marrëveshje. Arben Taravari mund të shkojë vetë pa pesë deputetët. Ato pastaj dolën me një ultimatium merre ose leje, për neve kjo është e papraneushme”, tha Halil Snopçe.
Ai tutje sqaroi përmbajtjet e propozimit të Rijad Shaqirit.
“Tearca dhe Dibra u dha Alternativës, Zhelina dhe Tetova Lëvizjes Besa, Gostivari, Vrapçishti dhe Boogovina për ASH-në, Çairin për LD-në, vetëm për Sarajin ishte lënë e hapur për tu realizuar sondazh për shkak të interesimit të lartë”, përfundoi Snopçe.
_________
Snopçe: Kërkuam lista të veçanta për këshilltarë, për rezultat më të mirë dhe që të matemi!
Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në intervistë për TV Koha, tha se ideja e ASH-së për të shkuar me lista ndaras ka qenë për dy arsye konkrete, që të mobilizojnë më shumë njerëz për rezultat më të mirë dhe e dyta që të maten si parti politike sa peshojnë në opinion.
“Arsyeja ishte e dyfisht, do të kishim aktivizuar gjitha partitë politike, me emër e mbiemër kishim shumë kandidatë. Mos të mbështesim tek njëra parti e te tjetra. Dhe, arsyeja tjetër të matemi të shohim se si qëndrojnë në terren, ky është sondazhi më i mirë. Të kemi një pasqyrë se kush duhet të jetë lideri. Fatkeqësisht, njëherë kjo ide ishte në heshtje e pastaj me kalimin e kohës u shndërrua në refuzim. Te kandidatë për kryetar komune propozuam që të kemi sondazhe edhe këtë e refuzuan”, tha deputeti Halil Snopçe.
_________
Snopçe: Zotimi për ta shkrirë VLEN-in u harrua, çfarë ndodhi që tani u aktivizua?
Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në intervistë për TV Koha, tha se zotimi dhe pritshmëritë për ta shkrirë VLEN-in në një subjket të vetëm politik u harrua dhe nuk u përmend më fare, e që tani kjo temë u riaktualizua menjëherë.
“Pritej që menjëherë pas zgjedhjeve VLEN të shkrihet në një parti, por ai zotim u harrua nga të gjithë. Taravari e sakrifikoi vetveten hyri në zgjedhjet presidenciale edhe pse anketat nuk ishin në favor të tij. Kur e ndamë pushtetin qendror, ne si ASH e pranuam që ndarja të bëhet në mënyrë të barabartë. Por, tani kur afrohen zgjedhjet lokale ne që nga tetori kemi nisur idenë që të shkojmë me lista të veçanta”, tha Halil Snopçe.
Ai shtoi tutje që partitë tjera mezi e kishin pritur këtë ndarje, prandaj tani po ndihen komod për ta shkrirë VLEN-in. Mes tjerash ai theksoi se VLEN aktivizoi një mekanizëm të fake profilave për t’i ofenduar ata, dhe pra një makineri e tërë kundër ASH-së, më shumë na sulmonin këta sesa të tjerët.