Komiteti Hetues i Rusisë – autoriteti kryesor federal hetimor në vend – ka konfirmuar se gjenerali Yaroslav Moskalik u vra në një shpërthim në Moskë.
Duke komentuar atentatin, zëdhënësja e Komitetit të Hetimeve Ruse Svetlana Petrenko thotë: “Një Volkswagen Golf eksplodoi pas shpërthimit të një pajisje të improvizuar e mbushur me fishekë”.
Shpërthimi ndodhi në periferinë lindore të Moskës, Balashikha, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Moskalik ishte mjaft i lartë për të përfaqësuar Shtabin e Përgjithshëm të Rusisë në bisedimet me Ukrainën në Paris në 2015.