string(103) "real-madridi-po-konsideron-braktisjen-e-finales-se-neserme-shkak-komentet-e-gjyqtareve-para-el-clasicos"

Sport

Gazeta Express

25/04/2025 19:35

Real Madridi po konsideron braktisjen e finales së nesërme, shkak komentet e gjyqtarëve para “El Clasicos”

Sport

Gazeta Express

25/04/2025 19:35

Në një zhvillim madhor, Real Madrid po e shqyrton seriozisht mundësinë për të mos marrë pjesë në finalen e Copa del Rey kundër Barcelonës, raportoi “El Chiringuito TV”.

Sipas raportit, departamenti ligjor i klubit është duke hartuar një deklaratë zyrtare në të cilën do të kërkohet falje publike nga gjyqtarët e përfshirë në këtë finale. Kjo vjen pas ngjarjeve shpërthyese që rrethuan konferencën për shtyp para ndeshjes dhe komenteve emocionale të gjyqtarit Ricardo De Burgos Bengoetxea, si dhe të zyrtarit të VAR-it, Pablo Gonzalez Fuertes.

Lexo Edhe:

De Burgos Bengoetxea shpërtheu në lot kur u pyet për situatën dhe presionin e krijuar nga videot kritike të publikuara nga RMTV ndaj gjyqtarëve. Nga ana tjetër, Fuertes deklaroi se gjyqtarët janë në kufijtë e durimit dhe se mund të ketë një reagim të afërt, gjë që ka ngritur shqetësime në radhët e Real Madrid për paanshmërinë e ndeshjes.

Real Madrid ka ndërmarrë tashmë një protestë të fuqishme duke anuluar të gjitha angazhimet zyrtare para ndeshjes – konferencën për shtyp, seancën stërvitore dhe fotografitë zyrtare – duke cituar mungesën e besimit në neutralitetin dhe përgatitjen e gjyqtarit për të drejtuar takimin.

Tashmë po diskutohet brenda klubit mundësia që Real Madrid të kthehet në shtëpi pa e zhvilluar finalen. Me tensionet në pikën kulmore, fati i finales mund të varet nga reagimi i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF) në orët në vijim./GazetaExpress/