string(67) "presidenti-i-federates-spanjolle-finalja-luhet-ne-orarin-e-parapare"

Presidenti i Federatës Spanjolle: Finalja luhet në orarin e paraparë

Sport

Gazeta Express

25/04/2025 22:02

Presidenti i Federatës Spanjolle të futbollit, Rafael Louzan, ka konfirmuar se finalja e Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet.

Finalja do të luhet të shtunën nga ora 22:00.

Lexo Edhe:

“Do të luhet finalja, jam shumë i qetë”, ka deklaruar Louzan, shkruajnë të premten mediumet spanjolle.

Kjo deklaratë e presidentit të Federatës Spanjolle vjen pasi Real Madridi vendosi që të mos marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve zyrtare para finales së Kupës së Mbretit.

Reali është i pakënaqur me arbitrin Ricardo De Burgos Bengoetxea, i cili do ta ndajë drejtësinë në finale, si dhe me arbitrin e VAR-it, Pablo Gonzalez Fuertes.

Klubi mbretëror kërkoi nga Federata Spanjolle që t’i zëvendësojë të dy arbritrat. Por një gjë e tillë u refuzua nga Federata Spanjolle.