string(126) "emisari-amerikan-3-ore-diskutime-konstruktive-me-putinin-diskutohet-edhe-mundesia-e-nisjes-se-negociatave-direkte-rusi-ukraine"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 21:52

Emisari amerikan 3 orë bisedime “konstruktive” me Putinin, diskutohet edhe mundësia e nisjes së negociatave direkte Rusi-Ukrainë

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 21:52

I dërguari amerikan Steve Witkoff dhe Presidenti rus Vladimir Putin kanë patur bisedime “konstruktive” në Moskë të premten. Siç raporton BBC, diskutimet kanë zgjatur tre orë, trasnmeton Express.

Yuri Ushakov, një ndihmës i Vladimir Putinit, ka deklaruar se brenda takimit, si pikë e veçantë, është diskutuar edhe mundësia që Rusia dhe Ukraina të rifillojnë bisedimet e drejtpërdrejta.

Lexo Edhe:

SHBA-të nuk kanë publikuar detaje për atë që u diskutua gjatë takimit, por ndërsa zhvillohej, Presidenti i SHBA-së Donald Trump la të kuptohej se të dy palët ishin afër arritjes së një marrëveshjeje.

Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi aleatëve të ushtrojnë më shumë presion mbi Rusinë, duke fajësuar Moskën për dështimin për të rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm të paraqitur më parë nga SHBA-të./Express/