string(76) "kater-te-arrestuar-ne-podujeve-pas-nje-perleshje-policia-sekuestron-nje-ak47"

Katër të arrestuar në Podujevë pas një përleshje, policia sekuestron një AK47

Lajme

Gazeta Express

26/04/2025 8:44

Katër persona janë arrestuar dje në fshatin Dumnicë të Podujevës pasi janë përleshur mes vete.

Policia tha se gjatë këtij incidenti dyshohet se është përdorur edhe arma e zjarrit, ndërsa njoftoi se kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja.

Lexo Edhe:

Ata kanë marrë lëndime të lehta, por jo nga arma, tha policia.

“Fsh. Dumnicë, Podujevë  25.04.2025 – 19:29. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Gjatë incidentit dyshohet se është përdorë edhe arma e zjarrit. Njësitë policore kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore (jo nga arma e zjarrit) dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh./Express/