string(48) "vidhen-tabelat-sinjalizuese-ne-tri-zona-kufitare"

Vidhen tabelat sinjalizuese në tri zona kufitare

Lajme

Gazeta Express

26/04/2025 9:46

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të vjedhjes së tabelave sinjalizuese që shënojnë zonat kufitare për banorët lokalë.

Persona të panjohur kanë vjedhur tabelat për  banorët Brezne–Bardhoc dhe për banorët Restelicë–Çajë, si dhe për banorët e zonës kufitare Gorozhub–Pogaj.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë i policisë:

·         Zona Kufitare 25.04.2025 – 10:00. Raportohet se nga persona të panjohur është vjedhur tabela sinjalizuese për zonën kufitare për banorët Brezne–Bardhoc. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

·         Zona Kufitare 22.04.2025 – 12:00. Raportohet se nga persona të panjohur është vjedhur tabela sinjalizuese për zonën kufitare për banorët Restelicë–Çajë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

·         Zona Kufitare 01.03-25.04.2025 – NN. Raportohet se nga persona të panjohur është vjedhur tabela sinjalizuese për zonën kufitare për banorët Gorozhub–Pogaj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.