Derisa ceremonia e varrimit për Papa Françeskun po mbahet në në sheshin e Shën Pjetrit, disa takime diplomatike po ndodhin mënjanë.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u takua me presidentin amerikan Donald Trump para shërbimit, sipas zëdhënësit të Zelensky Serhiy Nikiforov, cituar në mediat ukrainase.
Të dy udhëheqësit janë aktualisht në Sheshin e Shën Pjetrit për shërbimin, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Më herët, Trump pas mbërritjes në Romë bëri një deklaratë për marrëveshjen e mundshme Ukrainë-Rusi për t’i dhënë fund “luftës mizore”.
Një ditë e mirë për bisedime dhe takime me Rusinë dhe Ukrainën. Ata janë shumë afër një marrëveshjeje dhe të dyja palët duhet të takohen tani, në nivele shumë të larta, për ta “përfunduar atë”. Shumica e pikave kryesore janë dakorduar. Ndaloni gjakderdhjen TANI. Ne do të jemi kudo që është e nevojshme për të ndihmuar në lehtësimin e FUNDIT të kësaj lufte mizore dhe të pakuptimtë!”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në platformën “Truth Social”.
Fillimisht u mendua që Zelensky nuk do të mund të merrte pjesë në këtë ceremoni në Romë për shkak të sulmeve në vendin e tij.