string(71) "barcelona-dhe-real-madrid-perballen-sonte-ne-finalen-e-kupes-se-mbretit"

Barcelona dhe Real Madrid përballen sonte në finalen e Kupës së Mbretit

Futboll

Gazeta Express

26/04/2025 11:32

Futbolli spanjoll vjen në kulmin e emocioneve sonte, më 26 prill 2025, me finalen e madhe të Kupës së Mbretit mes dy gjigantëve, Barcelona dhe Real Madrid.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin neutral Estadio de La Cartuja në Sevilla dhe nis në ora 22:00.

Lexo Edhe:

Ky edicion i finales sjell një tjetër “El Clasico” historik, ku përveç trofeut, në fushë do të jetë edhe krenaria dhe rivaliteti i përjetshëm mes dy klubeve më të mëdha të Spanjës.

Barcelona, e udhëhequr nga trajneri Hansi Flick, kërkon të konfirmojë formën e lartë të këtij sezoni, ndërsa Real Madrid, me eksperiencën e tyre në ndeshje të mëdha, synon të rrëmbejë edhe një trofe tjetër prestigjioz.

Për “Los Blancos”, ndeshja e sontme mund të jetë mundësia e vetme për ta që ta përfundojnë sezonin me trofe.

Kjo pasi që ata janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe janë katër pikë prapa Barcelonës në La Liga.

Në anën tjetër, Barcelona është në garë për ta mbyllur me tripletë këtë sezon.