string(73) "me-ne-fund-vjen-reagimi-i-ffk-se-rreth-sulmit-racist-ndaj-belgin-jasharit"

Më në fund vjen reagimi i FFK-së rreth sulmit racist ndaj Belgin Jasharit

Futboll

Gazeta Express

26/04/2025 12:04

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar më në fund pas incidentit të ndodhur ndaj futbollistit të ri, Belgin Jashari, i cili ishte viktimë e dhunës fizike dhe verbale.

Në një deklaratë zyrtare, FFK thekson se ngjarje të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me vlerat e sportit dhe shoqërisë: respektin, barazinë dhe dinjitetin njerëzor.

“Futbolli është sporti që na bashkon,” thuhet në reagim, duke shtuar se fusha e gjelbër duhet të jetë vendi ku çdo i ri ndjehet i sigurt dhe i vlerësuar, pavarësisht prejardhjes apo përkatësisë etnike.

Lexo Edhe:

“Futbolli i Kosovës nuk lejon dhe nuk do të tolerojë asnjë formë dhune apo diskriminimi,” theksohet në komunikatë.

FFK në bashkëpunim me KF Fushë Kosova, tha se gjatë javës së ardhshme do të organizojë disa aktivitete në përkrahje të Belgin Jasharit.