string(114) "ambasada-e-shba-ne-prishtine-nese-genjeni-per-te-marre-vize-amerikane-ose-punoni-pa-leje-iu-pret-burgu-e-deportimi"

Ambasada e SHBA në Prishtinë: Nëse gënjeni për të marrë vizë amerikane ose punoni pa leje iu pret burgu e deportimi

Lajme

Gazeta Express

26/04/2025 12:09

Që nga ardhja e presidentit Donald Trump në Shtëpi të Bardhë, SHBA ka forcuar në maksimum politikat e imigracionit dhe sigurisë së kufijve, shkruan Express.

Në një postim të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, thuhet se nëse gënjen për të marrë një vizë, punon pa leje pune apo qëndron në SHBA më gjatë se sa ke vizë, do të ketë penalizime serioze.

Lexo Edhe:

Këtu përfshihet edhe burgosja, deportimi dhe ndalimi i përhershëm për të marrë një vizë amerikane në të ardhmen.

“Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni pa leje ligjore ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të periudhës së vizes do të përballeni me ndëshkime serioze. Këto përfshijnë burgun, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.