string(68) "legjenda-luan-krasniqi-sonte-prezent-te-nipi-ne-mecin-jetesor-te-tij"

Sport

Gazeta Express

26/04/2025 19:15

Legjenda Luan Krasniqi sonte prezent te nipi në meçin jetësor të tij

Sport

Gazeta Express

26/04/2025 19:15

Legjenda e boksit, Luan Krasniqi do të jetë sonte prezent në meçin më të rëndësishëm të karrierës së nipit të tij, Ardian Krasniqit.

Ardiani do të luftojë sonte në Stuttgart ndaj argjentinasit, Diego Ramirez, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Luan Krasniqi do të jetë në përkrahje të nipit të tij, në meçin jetësor të Ardianit, që zhvillohet në kuadër të “ËBO International”, në kategorinë gjysmë të rënda.

Ardianit do të tentojë ta mbrojë titullin kampion të kësaj kategorie, të fituar në shtator të vitit 2024.

Luan Krasniqi më herët ka qenë kampion i Europës dhe sfidues për titullin e kampionit të botës.

Është pikërisht Luani që ka qenë arsyeja kryesore që Ardiani i ishte futur boksit.

“Xhaxhai im, Luan Krasniqi – legjendë e boksit, kampion i Evropës dhe sfidues për titull bote – ka qenë gjithmonë frymëzimi im më i madh dhe arsyeja pse hyra në këtë sport”, ka thënë Ardiani./GazetaExpress/