string(73) "reali-e-publikon-formacionin-zyrtar-per-el-clasico-mesohet-fati-i-mbappes"

Reali e publikon formacionin zyrtar për “El Clasico”, mësohet fati i Mbappes

Sport

Gazeta Express

26/04/2025 20:14

Real Madridi e Barcelona do të përballen sonte në “Estadio La Cartuja”, për ndeshjen finale të Kupës së Mbretit.

“Los Blancos” e kanë publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e sontme, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Në 11-shen startuese të Realit nuk ka vend për Kylian Mbappen, i cili ende nuk është shëruar komplet nga lëndimi.

Në portën e Realit është Thibaut Courtois, derisa në mbrojtje janë Lucas Vazquez, Raul Asencio, Antonio Rudiger e Ferland Mendy

Mesfusha përbëhet nga Fede Valverde, Aurelien Tchouameni, Dani Ceballos e Jude Bellingham.

Vinicius Junior e Rodrygo Goes e përbëjnë sulmin e Realit.

Ndeshja nis nga ora 22:00./GazetaExpress/