string(114) "pasi-e-takoi-zelenskyn-ne-vatikan-trump-merret-me-putin-permend-sanksione-pasi-dyshon-se-ai-spo-do-ta-ndale-luften"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2025 22:05

Pasi e takoi Zelenskyn në Vatikan Trump merret me Putin, përmend sanksione pasi dyshon se ai s’po do ta ndalë luftën

Lajme

Gazeta Express

26/04/2025 22:05

Donald Trump dyshon në gatishmërinë e Vlladimir Putinit për t’i dhënë fund luftës së tij ndaj Ukrainës dhe shton se mund të nevojiten sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.

Presidenti amerikan e bëri këtë vërejtje në një postim në Truth Social nga bordi i aeroplanit “Air Force One”, teksa po kthehej në ShBA pasi mori pjesë në funeralin e Papa Françeskut, ku zhvilloi një takim kokë më kokë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Vatikan, raporton “Independent”.

Lexo Edhe:

Trump e kritikoi udhëheqësin rus për bombardimet e vazhdueshme të zonave civile të Ukrainës.

“Nuk kishte asnjë arsye që Putini të qëllonte me raketa në zona civile, qytete dhe qyteza, gjatë ditëve të fundit”.

“Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalojë luftën”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale.

“Ai thjesht po shitet kinse i interesuar dhe duhet të trajtohet ndryshe, përmes sanksioneve ‘bankare’ apo ‘Dytësore’? Shumë njerëz po vdesin!!!”, potencoi ai.

Ndërkohë, në Moskë, Putini ka përsëritur gatishmërinë e palës ruse për bisedime me Ukrainën pa parakushte në një takim me të dërguarin e Trumpit, Steve Witkoff, raportoi të shtunën agjencia e lajmeve “Interfax”, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.