string(69) "zbulohet-perla-e-fshehur-fshati-ne-shqiperi-qe-mahnit-me-pamjen-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 7:35

Zbulohet perla e fshehur, fshati në Shqipëri që mahnit me pamjen e tij

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 7:35

Për këdo që kërkon qetësinë, fshatit Skuraj në Kurbin natyra ia ka falur të gjitha. Me ardhjen e pranverës, zona që shtrihet pranë rrjedhës së lumit Mat është një destinacion i njohur.

Turistët janë ditorë, eksplorojnë natyrën e mrekullueshme dhe me rritjen e temperaturave shijojnë edhe freskinë e lumit. Nuk mungojnë edhe vizitorët e huaj. I tërheq jo vetëm natyrën, por edhe gatimet tradicionale.

Lexo Edhe:

“Na pëlqen shumë byreku, qoftet. Do të qëndrojmë disa ditë në Shqipëri dhe më pas do të ikim në Italinë e Jugut. Vendi juaj është shumë i bukur, do të donim të riktheheshim sërish për ta vizituar”, shprehet një turiste.

Skuraj është një zonë e njohur tashmë edhe për vizitorët vendas dhe shqiptarët e Kosovës.

“Jemi nga Prishtina. Jetojmë në Zvicër. Kemi ardhur për pushime një javë. Në këtë kohë nuk ikim pa kaluar dy netë në Shqipëri”, thotë një tjetër turist.

Skuraj dhe Shkopeti janë pjesë e 100 fshatrave turistikë. Vitet e fundit banorët e zonës kanë investuar në agroturizëm. Sipas tyre investimet në infrastrukturë do të tërhiqnin edhe më shumë turistë në zonë.

“Vend i mrekullueshëm. Nga këtu deri në Shkopet është një zonë e mrekullueshme. Këtu është plot me turistë të huaj”  Zona është e njohur jo vetëm për bukuritë natyrore, por edhe gatimet tradicionale.