string(72) "javen-e-kaluar-policia-ne-rajonin-e-prishtines-shqiptoi-mbi-4-mije-gjoba"

Javën e kaluar policia në rajonin e Prishtinës shqiptoi mbi 4 mijë gjoba

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 10:02

Policia në Prishtinë ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 165 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 62 për vepra penale.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës që lamë pas në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  165  urdhëresa të gjykatës, prej tyre 62 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

Lexo Edhe:

Po ashtu janë sekuestruar 7 armë zjarri dhe janë shqiptuar 4 mijë e 125 gjoba trafiku.

“Aktivitetet policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë. Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, dhjetëra copë municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm si dhe 5 thika. Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4125 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 767 të identifikuara nga automjetet inteligjente si dhe nga veturat me radar mobil.”