string(34) "aksident-me-5-te-plagosur-ne-lezhe"

Aksident me 5 të plagosur në Lezhë

Shqiperi

Gazeta Express

28/04/2025 11:09

Një aksident është regjistuar paraditen e sotme në aksin e vjetër Lezhë-Manati.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.

Lexo Edhe:

Njëri prej tyre ka fraktura të shumta në trup dhe po dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

“Rreth orës 10:15, në rrugën e fshatit Manati, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit A. K., 60 vjeç, dhe K. Gj., rreth 25 vjeç.  

Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. Gj., të cilët janë dërguar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.