string(83) "ky-pritet-te-jete-ministri-i-jashtem-gjerman-johan-wadephul-njohes-edhe-i-ballkanit"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 13:05

Ky pritet të jetë ministri i Jashtëm gjerman, Johan Wadephul – njohës edhe i Ballkanit

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 13:05

Pas 60 vjetësh, CDU do të ketë Ministrinë e Jashtme. Ministër i Jashtëm gjerman pritet të jetë Johann Wadephul, zëvendëskreu i grupit parlamentar. Juristi 62 vjeçar vjen nga landi verior Shlesvig Holshtajn dhe në Gjermani është më shumë i njohur mes ekspertëve, njofton DW.

 Ai ka kohë që është marrë me politikën e jashtme, të mbrojtjes e të sigurisë në Bundestag. Wadephul mbështet një rol më aktiv të Gjermanisë në arenën ndërkombëtare, në debatin për armët në Ukrainë, ai kërkonte dërgimin e armatimeve të rënda. Ai është shprehur disa herë edhe për politikën e Ballkanit dhe zhvillimet në Shqipëri për DW. Wadephul mbështeti miratimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë po kërkoi plotësimin e kritereve. Në krizën politike të vitit 2019 kur Ilir Meta, atëherë president, anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Wadephul kërkoi pajtim mes partive politike dhe zgjedhje lokale demokratike. Kur në vitin 2023 u fol për qendra refugjatësh për azilkërkuesit e refuzuar në Shqipëri, Wadephul i pa ato si ofertë pozitive, por temë sot kjo nuk përmendet më. /Express/

Lexo Edhe: