string(103) "bdi-margjinalizimi-i-shqiptareve-rrezikon-stabilitetin-funksionalitetin-dhe-rrugen-europiane-te-shtetit"

Maqedoni

Gazeta Express

28/04/2025 12:04

BDI: Margjinalizimi i shqiptarëve rrezikon stabilitetin, funksionalitetin dhe rrugën europiane të shtetit

Maqedoni

Gazeta Express

28/04/2025 12:04

Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikatë për media thotë se “përmes vendimeve të njëanshme dhe politikave të përjashtimit, shqiptarëve u është mohuar një rol i rëndësishëm në proceset shtet-formuese dhe në drejtimin e përbashkët të vendit”. Sipas BDI-së ky fenomen nuk është thjesht një çështje përfaqësimi etnik, por çështje që prek vetë funksionimin e shtetit.

“Margjinalizimi i shqiptarëve në jetën shtetërore, administrative dhe publike minon modelin e demokracisë konsensuale që, që prej Marrëveshjes së Ohrit, ka garantuar stabilitet, kohezion dhe përparim. Akoma më shqetësuese është se ky regres ndodh në një moment kyç për perspektivën europiane të vendit. Zvogëlimi i rolit konstruktiv të shqiptarëve — si partnerë kyç në ndërtimin e një shteti multietnik, demokratik dhe properëndimor — jo vetëm që rrezikon kohezionin e brendshëm, por edhe minon kredibilitetin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Për më tepër, fakti se sot në qeveri nuk ka një përfaqësim legjitim të shqiptarëve, por një grup partish me mbështetje minimale, rreth 1%, që qytetarët me të drejtë i quajnë koalicioni FLEN, nuk mund ta amnistojnë elitën politike maqedonase nga përgjegjësia për krijimin e ndarjeve të thella dhe dëmtimin e parikuperueshëm të unitetit të shtetit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga BDI duke shtuar se sot, më shumë se kurrë është e domosdoshme të rikthehet parimi i bashkëqeverisjes së barabartë dhe të respektohen standardet që për dekada kanë garantuar paqe, stabilitet dhe perspektivë europiane.

Lexo Edhe:

“Demokracia, mirëqenia dhe rruga drejt Bashkimit Europian janë të pandara nga respektimi i karakterit multietnik të shtetit tonë. Kjo është një thirrje jo vetëm për drejtësi ndaj shqiptarëve, por për një përgjegjësi të përbashkët ndaj së ardhmes së të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje”, thonë nga BDI.