string(114) "kurti-ne-veri-srpska-erdhi-meqe-spo-mund-te-behet-kryeminister-populli-e-injoroi-u-detyrua-te-kthehej-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 12:14

Kurti në veri, Srpska: Erdhi meqë s’po mund të bëhet kryeministër, populli e injoroi, u detyrua të kthehej në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 12:14

Lista Serbe e ka quajtur provokim një vizitë të sotme në Leposaviq të Albin Kurtit, deputetit i cili po e ushtron pozitën e kryeministrit të vendit.

Partia serbe shkroi në një reagim se zyra e re e Postës së Kosovës atje “nuk i shërben asgjëje tjetër përveç provokimit”.

Lexo Edhe:

Këtë, Lista Serbe tha se Kurti e bëri “në pamundësi për ta zgjedhur kryetarin e parlamentit”.

“Meqë nuk mund të bëhet kryeministër sepse nuk i ka votat, Kurti vendosi të bëhet postier. Dhe atë në komunat serbe të Zveçanit dhe Leposaviqit”, thuhet në reagim.

“Frustrimin e qartë për shkak të mungesës së votave në parlament Kurti po përpiqet ta shërojë me serbofobi të shtuar dhe me safarin e sotëm në Leposaviq dhe Zveçan, ku populli e injoroi maksimalisht, dhe ai me dhjetëra forca speciale u detyrua të ikë me shpejtësi përsëri për në Prishtinë”, thuhet tutje në reagimin e Listës Serbe.

Kjo parti tha se mandati i Kurtit po përfundon dhe vizita e tij e sotme atje është “e fundit”.