string(57) "ndalohet-shoferi-nga-tetova-drejtonte-veturen-me-111-km-h"

Maqedoni

Gazeta Express

28/04/2025 12:09

Ndalohet shoferi nga Tetova, drejtonte veturën me 111 km/h

Maqedoni

Gazeta Express

28/04/2025 12:09

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 49 vjeçarin N.L. nga Tetova i cili drejtonte automjetin e tij me shpejtësi 111 km/h në rrugën ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h. Ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës.

“Me datë 27.04.2025, në orën 16:10, në rrugën rajonale Tetovë-fshati Jazhincë, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor për Siguri në komunikacionin rrugore-Tetovë kanë privuar nga liria personin N.L.(49) nga Tetova, për arsye se ai drejtonte veturën ,,Honda”, me targa të Tetovës, me shpejtësi prej 111 km në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km në orë. N.L. është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Lexo Edhe: