Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Fier mes dhëndrit dhe vjehrrës.
Mësohet se në fshatin Marinëz, janë konfliktuar fizikisht një 41-vjeçar bashkë me nënën e bashkëjetueses së tij. Të dy këta kanë përfunduar në komisariat, pasi kanë dhunuar njëri-tjetrin.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Y., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe L. Rr., 56 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz (nëna e bashkëjetueses së 41-vjeçarit), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.