string(70) "viti-2025-me-i-rendi-per-fatalitetet-ne-vendet-e-punes-qe-nga-paslufta"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 13:07

Viti 2025, më i rëndi për fatalitetet në vendet e punës që nga paslufta

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 13:07

Viti 2025 është viti me numrin më të lartë të fataliteteve në vendet e punës që nga paslufta.

Kështu ka deklaruar, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.

Lexo Edhe:

Sipas tij, gjatë gjithë vitit 2024 janë shënuar 12 raste të vdekjes në vendin e punës, ndërsa vetëm në tremujorin e parë dhe pjesën e parë të muajit prill të këtij viti, janë regjistruar tashmë 10 raste.

“Vetë këto shifra tregojnë se nuk i kushtohet rëndësi e duhur kësaj çështjeje dhe organet përgjegjëse nuk po përkujdesen fare”, theksoi Azemi për Klan Kosova.