string(96) "irani-akuzon-netanyahun-per-perpjekje-per-ta-diktuar-politiken-amerikane-ne-bisedimet-berthamore"

Irani akuzon Netanyahun për përpjekje për ta diktuar politikën amerikane në bisedimet bërthamore

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 13:44

Teherani e ka akuzuar Benjamin Netanyahun për përpjekje për të diktuar politikën amerikane në negociata, pasi kryeministri izraelit përsëriti thirrjet për çmontimin e të gjithë infrastrukturës bërthamore të Iranit, raporton The Guardian.

SHBA dhe Irani deri tani kanë zhvilluar tre raunde bisedimesh indirekte, të ndërmjetësuara nga Omani, me synimin për ta arritur një marrëveshje që do t’ia bllokonte Teheranit rrugën për një armë bërthamore, ndërkohë që do t’i hiqnin edhe sanksionet ekonomike shkatërruese të vendosura nga Washingtoni.

Lexo Edhe:

Pas bisedimeve në Romë këtë muaj, Omani tha se SHBA dhe Irani po ndjekin një marrëveshje që do ta bënte Teheranin “plotësisht të lirë” nga armët bërthamore dhe sanksionet, por duke “ruajtur aftësinë e tij për të zhvilluar energji bërthamore paqësore”.

Netanyahu tha se e vetmja “marrëveshje e mirë” do të ishte ajo që do ta hiqte “të gjithë infrastrukturën”, e ngjashme me marrëveshjen e vitit 2003 që Libia e bëri me Perëndimin, duke hequr dorë nga programet e saj bërthamore, kimike, biologjike dhe raketore.

“Fantazia e Izraelit se mund të diktojë se çfarë Irani mund ose nuk mund të bëjë është aq e shkëputur nga realiteti saqë mezi meriton një përgjigje. Ajo që është goditëse, megjithatë, është se sa hapur Netanyahu po dikton se çfarë Presidenti Trump mund dhe nuk mund të bëjë në diplomacinë e tij me Iranin…”, shkroi ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi.