Në një realitet ku dita jonë ndahet mes punës, mësimit, komunikimit dhe argëtimit, një pajisje që i përmbledh të gjitha në mënyrë të zgjuar është më e nevojshme se kurrë. Galaxy Tab S10 FE nga Samsung është pikërisht ajo pajisje që e shndërron përditshmërinë tuaj në një përvojë të lehtë, dinamike dhe pa kufij. Që nga ekrani i tij i gjerë dhe i ndritshëm që shërben si një dritare për fantazinë, e deri te fuqia inteligjente që e udhëheq nga brenda, ky tablet vjen si një partner i përkryer për çdo moment të ditës.
Ekrani më i madh i ofruar ndonjëherë nga Samsung ju siguron një shikim të këndshëm, ndërsa teknologjia Vision Booster e mban gjithçka të qartë edhe nën dritën e diellit.
Me Galaxy Tab S10 FE, gjithçka është më e lehtë: kur sheh diçka interesante në internet, thjesht rrethojeni me S Pen dhe funksioni “Circle to Search” me Google sjell menjëherë të gjitha informacionet që të duhen. S Pen tashmë vjen me opsione të përditësuara për tu bërë lapsi më funksional ndër tabletët e zgjuar. S Pen tani ndërvepron me inteligjencën artificiale, duke zgjidhur edhe ushtrime matematikore komplekse, si trigonometria, në pak sekonda.
Me përfshirjen e tastierës Book Cover, një tast i mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, jmund ta përdorni për të planifikuar, shkruar apo kërkuar, sikur të kishe një ndihmës personal në çast. Ndërkohë, struktura e hollë dhe pesha e lehtë e bëjnë këtë tablet të përshtatshëm për ta marrë me vete kudo, pa sakrifikuar as performancën e as stilin. Galaxy Tab S10 FE është gjithashtu ndër të paktët tabletë në treg me certifikim IP68, që do të thotë se është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit – perfekt për një jetë në lëvizje.
Me procesorin e ri të fuqishëm Exynos 1580 siguron që edhe gjatë multitasking-ut intensiv apo lojërave të preferuara, gjithçka të funksionojë pa ndalesë. Kamera ultra e gjerë përpara dhe 13MP nga pas, ju lejojnë të qëndroni të lidhur apo të krijoni përmbajtje me qartësi mbresëlënëse, qoftë për një thirrje në video apo një shkrepje të bukur për Instagram.
Galaxy Tab S10 FE nuk është vetëm një pajisje teknologjike, por një zgjedhje e zgjuar për ata që duan më shumë nga dita e tyre, pa u ngarkuar. Elegant, i fuqishëm, rezistent dhe inteligjent, ky tablet është një kombinim perfekt i stilit dhe funksionalitetit. Dhe pikërisht për këtë arsye, ai është shoqëruesi ideal për përditshmërinë tuaj.
Për më tepër, Galaxy Tab S10 FE ofron mundësinë e hapjes së shumë-dritareve, duke e bërë të lehtë përdorimin e dy aplikacioneve paralelisht në ekranin e tij. Pavarësisht nëse jeni pjesëmarrës në një takim zoom, duke punuar në projekte krijuese, apo thjesht duke naviguar në internet, këto pajisje punojnë së bashku për t’ju siguruar mjetet që ju nevojiten për çdo situatë.
Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/.