Federata Braziliane e Futbollit po planifikon që ta emërojë Carlo Ancelottin si selektor të ri të Kombëtares në muajin qershor.
Sipas gazetarit sportiv italian dhe njëherësh ekspertit të transfereve, Fabrizio Romano, Federata Braziliane është e gatshme t’ia ofrojë “Don Carlos” një rrogë rekorde si trajneri më i paguar ndonjëherë në “Seleçao”, përcjell “Gazeta Express”.
Koha tash do të varet tek procesi i largimit të trajnerit italian nga Real Madridi, ndërsa Ancelotti dhe klubi spanjoll po planifikojnë të ndahen në mënyrën më të mirë të mundshme.
Gjithnjë sipas raportimeve, Brazili nuk dëshiron të presë deri në Botërorin e Klubeve pasi marrëveshja duhet të nënshkruhet mundësisht para muajit qershor.
Ky sezon ishte vërtetë dëshpërues për Realin e Ancelottit, i cili fillimisht u eliminua nga Liga e Kampionëve, së fundmi humbi në finale të Copa del Rey, ndërsa është në vendin e dytë në La Liga. /Gazeta Express