string(58) "berisha-fasonet-jane-prodhim-punesim-dhe-krenari-kombetare"

Shqiperi

Gazeta Express

28/04/2025 15:24

Berisha: Fasonët janë prodhim, punësim dhe krenari kombëtare

Shqiperi

Gazeta Express

28/04/2025 15:24

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim në një biznes fasonerie pranë autostradës Tiranë-Durrës, nga ku prezantoi dhe programin e koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për sipërmarrjen, me moton “Made in Albania”.

Berisha tha se “fasonët janë prodhim, punësim dhe janë krenari kombëtare”.

Lexo Edhe:

Sipas Berishës, fasonët kanë një specifikë “punësojnë në tërësi shumë më tepër gra sesa burra për shkak të kërkesave, vëmendjes, përqendrimit dhe cilësisë që kërkon puna e fasonit”.Në fjalën e tij kryetari i PD-së premtoi gjithashtu se “do të përgjysmojë çmimin e ujit”.

“Çdo lloj qiraje, do përgjysmohet dhe bashkitë nuk do mund të vendosin kurrë taksa mbi 1% të xhiros”, tha Berisha.

Berisha shtoi se në këtë mënyrë edhe sipërmarrësi do të ketë mundësi të zgjerojë, të investojë, të rrisë rrogat dhe të punësojë më shumë.

“Ndaj dhe ju ftoj që këto 12 ditë që kanë mbetur, çdo familjar tuajin, çdo njeri që njihni, që akoma nuk është i vendosur, t’i paraqisni programin tonë, se ky program është për çdo shqiptar”, tha Berisha.

Kryedemokrati shtoi se “do të vendosim minimumin jetik për çdo pensionist me pension nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo fëmijë me një prind dhe për studentët me bursë”.

“Në këtë mënyrë japim një frymëmarrje më të madhe. Do rimbursojmë 100% listën e ilaçeve që rimburson Republika Italiane. Do vendosim bonusin për fëmijën e parë 70 euro, për fëmijën e dytë 60 euro, për fëmijën e tretë nga lindja gjer 23 vjeç. Do bëjmë gjithçka për të kthyer sa më shumë shqiptarë”, premtoi Berisha.