string(72) "shtepia-mbi-koder-ekspozita-e-pare-ne-galerine-kombetare-te-kosoves-qafa"

Arte

Gazeta Express

28/04/2025 16:10

“Shtëpia Mbi Kodër” ekspozita e parë në Galerinë Kombëtare të Kosovës-Qafa

Arte

Gazeta Express

28/04/2025 16:10

Galeria Kombëtare e Kosovës njofton për hapjen e ekspozitës personale të artistit Valdrin Thaqi, të titulluar “Shtëpia Mbi Kodër”, më 30 prill nga ora 19:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës- Qafa.

 “Shtëpia Mbi Kodër” është ekspozita e parë që nis programin e Galerisë Kombetarë të Kosovës – Qafa.  Si pjesë e përbërëse Galerisë Kombëtarë të Kosovë, kjo hapësirë do të shërbej si një platformë eksperimentale dhe avangarde për artin bashkëkohor, me fokus në mbështetjen e artistëve të rinj, komisionimin e veprave të reja dhe organizimin e ekspozitave të para personale ndër të tjera– duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin dhe prezantimin e praktikave te ndryshme artistike.   

Lexo Edhe:

 Teksti kuratorial  

Në ekspozitën e tij, Valdrin Thaqi nuk ndërton një narrativë, por zbërthen një dimension të mbushur me reflektime të thella mbi ekzistencën, identitetin dhe nocionin e asaj që njohim si shtëpi. Të krijuara gjatë dy viteve të fundit, veprat e paraqitura artikulojnë një gjuhë mes pikturës dhe skulpturës. Ato përfshihen në një dialog të heshtur, duke ndërtuar terrene të ndërlikuara për vizitorët që orientohen mes tyre. 

Ecim në një hapësirë të mbushur me trupa të zhveshur nga fshehtësia, bartës të kujtimeve që shndërrohen, tensionit, lojës dhe mallëngjimit. Thaqi i jep jetë këtyre personazheve, me elemente që lejojnë të përballen me gjendje specifike, ndërsa herë të tjera, i zhvesh deri në thelbin e trupit, duke i ngarkuar me një prani skulpturore.

Estetikat spekulative, sfondet e sajuara, strukturat e mbyllura dhe materialet delikate— si pëlhura e bardhë, që jep ndjesinë e prestigjit— nuk janë thjesht zgjedhje estetike, por dëshmi të një bote në ndërtim të përhershëm. Personazhet e tij mbeten të ngërthyer në cikle vetë-referuese, duke rivizituar fragmente të caktuara, në kërkim të së panjohurës. Ato nxjerrin në pah paqëndrueshmërinë e personales dhe metamorfozën e shtëpisë, jo vetëm si hapësirë fizike, por edhe si mendore dhe emocionale. Kështu, personazhet e tij shfaqen shpesh brenda këtyre shtresimeve – të njohura, por të inskenuara dhe të kufizuara. Elemente si barku prej silikoni krijojnë vetëm gjendje të përkohshme; ato bëhen akte imagjinative, rekuizita pa funksion tjetër përveç atij emocional. Megjithatë, sado që përpiqemi t’i deshifrojmë, subjektet e Thaqit i shmangenpërkufizimit. Ato janë si pasqyra – njëkohësisht zbuluese dhe shtrembëruese. Paqartësia është forca e tyre, dhe megjithëse temat vijnë nga personalja, ato shkojnë drejt universales: të përçara, të pazgjidhura dhe me një ndjeshmëri të thellë.

– Erka Shalari

 Valdrin Thaqi (l.1994, Kosovë) jeton dhe punon ndërmjet Prishtinës dhe Berlinit. Ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve në Prishtinë dhe është i njohur për praktikën e tij artistike multidisiplinare, me fokus të veçantë në mediumin e pikturës dhe instalacionit. Ndër ekspozitat e tij personale më të fundit përfshihen: Short Poems and Other Tales / A Play by Valdrin Thaqi, Fondacioni

Hajde! / Grand Hotel, Prishtinë (2024); I think I See It Now, Bazament Art Space, Tiranë (2024); You do realize, there is a place where the sidewalk ends, East Contemporary Gallery, Milano (2023); It’s been a while since I saw a cloud in the sky, Motrat Gallery, Prishtinë (2019). Ka marrur pjesë në disa ekspozita kolektive duke përfshirë: Silent Threads, Continua Gallery, Paris (2025); Artistët e së Nesërmes, Stacion

– Qendra për Art Bashkëkohor, Prishtinë (2022); Koleksioni i Artit në Kosovë, Galeria Kombëtare e Kosovës (2022); Manifesta 14 (2022); dhe Nothing Like Home, LambdaLambdaLambda Gallery, Prishtinë 2021. Thaçi është laureat i Çmimit “Muslim Mulliqi” (2018) dhe Çmimit për Artistët e Rinj (2019), të ndarë nga Galeria Kombëtare e Kosovës, si dhe ka qenë i nominuar për Çmimin nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në vitin 2022.