string(63) "barcelona-i-nis-kontaktet-e-para-me-agjentin-e-yllit-te-serie-a"

Sport

Gazeta Express

28/04/2025 16:40

Barcelona i nis kontaktet e para me agjentin e yllit të Serie A

Sport

Gazeta Express

28/04/2025 16:40

Që në mesin e sezonit të kaluar, ishte bërë e qartë se Drejtori i Futbollit i Barcelonës, Deco, po kërkonte një zgjidhje për krahun e majtë të sulmit.

Edhe pse paraqitjet e mira të Raphinhas e kanë zbutur përkohësisht këtë nevojë, afatgjatë duket se është ende një pozitë që Blaugranat synojnë ta përforcojnë.

Lexo Edhe:

Barcelona është lidhur prej kohësh me emrat e Luis Díaz dhe Nico Ëilliams, por zërat janë qetësuar kohët e fundit për shkak të problemeve me kufirin e pagave.

Megjithatë, ekziston ende një mundësi që klubi të ketë hapësirë për investime këtë verë, në varësi të ecurisë së marrëveshjes për 100 milionë euro nga dhënia me qira e vendeve VIP në stadium.

Sipas “Caught Offside”, Barcelona ka kontaktuar me agjentin e yllit të Atalantas, Ademola Lookman.

Pas një përplasjeje me trajnerin Gian Piero Gasperini, Lookman pritet të largohet gjatë merkatos së verës, por çmimi i tij prej 60–65 milionë eurosh e ka distancuar Barcelonën nga 27-vjeçari.

Edhe “Diario AS” raporton se Atletico Madrid është në kërkim të një lojtari në krahun e majtë, por edhe ata janë stepuar nga kërkesa financiare.

Megjithatë, ylli nigerian nuk është pa oferta. “Caught Offside” shton se Manchester United, Liverpool, Chelsea dhe Arsenal kanë shprehur interes për Lookmanin, ashtu si edhe Juventusi në Itali.

Për “Zonjën e Vjetër”, megjithatë, çmimi gjithashtu paraqet një pengesë të rëndësishme këtë verë.

Lookman ishte në formë të jashtëzakonshme sezonin e kaluar, kur shënoi një tregolësh në finalen e Ligës së Europës për t’i sjellë trofeun Atalantës.

Këtë sezon, pavarësisht mosmarrëveshjeve me Gasperinin, ai ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë shtatë asiste në 37 ndeshje.

Një avantazh i madh për ekipet e interesuara është fakti që ai mund të luajë edhe në qendër të sulmit nëse është e nevojshme, gjë që e bën më tërheqës si për Atleticon ashtu edhe për Barcelonën – nëse çmimi i tij bie./GazetaExpress/