string(54) "e-ardhmja-e-conceicaos-e-paqarte-ai-e-permend-allegrin"

Sport

Gazeta Express

28/04/2025 17:00

E ardhmja e Conceiçaos e paqartë, ai e përmend Allegrin

Sport

Gazeta Express

28/04/2025 17:00

Trajneri i Milanit, Sergio Conceição, ka refuzuar të flasë për të ardhmen e tij në klub, por përmendi Massimiliano Allegrin gjatë një konference për shtyp: “Nuk më shqetëson.”

Conceição është nën kontratë me Milanin deri në vitin 2026, pasi zëvendësoi Paulo Fonsecan në dhjetor, por “Rossonerët” kanë një opsion për të ndërprerë marrëveshjen në fund të sezonit aktual.

Lexo Edhe:

Media italiane ka përhapur disa zëra për pasues të mundshëm të Conceiçãos, duke përmendur mes të tjerëve edhe një rikthim të mundshëm të Massimiliano Allegrit në “San Siro”.

Pas fitores 2-0 ndaj Venezias të dielën, Conceição u pyet për të ardhmen e tij dhe në mënyrë të papritur përmendi ish-trajnerin e Milanit dhe Juventusit:

“Conceição nuk është i rëndësishëm në këtë moment,” u shpreh ai përmes “Milanneës”.

“E rëndësishme është ta përfundojmë sezonin me dinjitet dhe të përpiqemi të mposhtim Bolognën në finalen e Kupës së Italisë. Çfarë ndodh me mua, me Allegrin apo ndonjë tjetër trajner, nuk më shqetëson.”

Gazetari mbeti i habitur nga përmendja direkte e Allegrit, ndonëse pyetja nuk ishte për të, ndaj portugezi sqaroi: “Sepse ju gjithmonë flisni për Allegrin.”

Nën drejtimin e Conceiçãos, Milani fitoi Superkupën e Italisë dhe u kualifikua në finalen e Kupës së Italisë, por tekniku portugez nuk ka arritur ta rikthejë skuadrën në garën për katër vendet e para, pasi “Rossonerët” qëndrojnë ende në vendin e 9-të në Serie A, jashtë zonës së kualifikimit europian./GazetaExpress/