string(113) "izraeli-hedh-poshte-marreveshjen-pesevjecare-per-armepushim-ne-gaze-do-ti-lejonte-hamasit-kohe-per-tu-riarmatosur"

Izraeli hedh poshtë marrëveshjen pesëvjeçare për armëpushim në Gazë – “Do t’i lejonte Hamasit kohë për t’u riarmatosur”

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 17:22

Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura tha se komenti i zyrtarëve izraelitë vërtetoi se “qeveria nuk ka plan” për të liruar pengjet.

Izraeli nuk do të pajtohet për ndonjë armëpushim me Hamasin që do të lejonte grupin terrorist të “riarmatoset, rimëkëmbet dhe të vazhdojë luftën e tij kundër shtetit të Izraelit me intensitet më të lartë”, thanë zyrtarët izraelitë të hënën, pas raportimeve për një armëpushim pesë-vjeçar të propozuar nga Egjipti, njofton the Jerusalem Post.

Lexo Edhe:

Një zyrtar i Hamasit i tha AFP të shtunën se grupi terrorist kishte shprehur gatishmerinë e tij për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, e cila do të përfshinte një lirim një herë të të gjithë pengjeve të mbetura në këmbim të një armëpushimi pesë-vjeçar.

Burimi vuri në dukje se “Hamasi është gati për një shkëmbim të burgosurve një herë për një ndërprerje pesëvjeçare të armiqësive” pasi një delegacion nga organizata u nis për në Kajro për takime me zyrtarët egjiptianë. /Express/