Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Dritës në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë e këtij takimi ishte mjaft e vakët në aspektin e rasteve të krijuara, pasi të dy ekipet po mbronin mirë hapësirat ne mbrojtje.
Në pjesën e dytë filloi të ngritet ritmi i lojës ku si pasojë erdhën edhe tre gola.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 48-të përmes golit të realizuar nga mbrojtësi Antonio Ilieski.
Në minutën e 58-të Ferizaj pati një tjetër rast të mirë shënimi me Abdul, por goditja e tij shkoi jashtë portës.
Po luhej minuta e 80-të e takimit kur Drita ia doli të barazojë rezultatin në 1-1 përmes Veton Tushës pas asistimit të Denys Kostyshyn.
Sidoqoftë, gëzimi i Dritës ishte tejet i shkurtë pasi Ferizaj ia doli të shënojë golin e epërsisë në aksionin vijues.
Golin e fitores për Ferizajn e realizoi Fatjon Bunjaku në minutën e 81-të i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 2-1.
Pas kësaj fitore Ferizaj shkon në kuotën e 45 pikëve dhe mban pozitën e katërt në tabelë, teksa Drita numëron 66 sosh si lider me nëntë më shumë se Ballkani në vendin e dytë që ka 57 sosh.