Pasditen e sotme një 40-vjeçar i ka dhënë fund jetës në fshatin Duhanas të Beratit.
40-vjeçari me iniciale F.K., vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe është gjetur pa shenja jete nga familjarët.
Forcat zjarrfikëse dhe forcat rendit kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga një zonë e vështirë terreni. Ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.