Carlo Ancelotti me shumë mundësi do të bëhet selektor i Brazilit.
Eksperti i transferimieve, Fabrizio Romano, ka njoftuar të hënën mbrëma që është arritur marrëveshja në parim mes Ancelottit dhe federatës braziliane të futbollit.
Marrëveshja mund të jetë e vlefshme nga qershori dhe jo pas Botërorit të klubeve. Ancelotti pritet të ndahet me Real Madridin, por ndarja pritet të jetë miqësore duke respektuar të dy palët.
Ancelotti ka shkruar histori me madrilenët, duke u bërë trajnerit me më së shumti trofe në histori të klubit./GazetaExpress/