string(81) "hajni-vodhi-veturen-ne-prishtine-policia-e-ndjek-dhe-e-ze-ne-vllahi-te-mitrovices"

Hajni vodhi veturën në Prishtinë, policia e ndjek dhe e zë në Vllahi të Mitrovicës

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 9:05

Policia e Mitrovicës ka njoftuar se ka arrestuar një person. I njëjti dyshohet se ka vjedhur një makinë në Prishtinë, me të cilën kishte shkuar në Mitrovicë.

Në raportin e policisë për këtë rast, thuhet se dje paradite, Policia në Mitrovice ka pranuar një informatë për një veturë te vjedhur në Prishtinë.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 22:00, derisa një njësi policore kishte qene ne një pikë kontrolli në Mitrovicë, kishin vërejtur automjetin për te cilin ishte dhënë njoftimi se ishte i vjedhur në Prishtinë”.

Raportohet se zyrtarët policor kanë tentuar ta ndalojnë automjetin, mirëpo ngasësi nuk ishte ndaluar në urdhrin e policisë por kishte vazhduar me shpejtësi të madhe kështu që njësia policore ishte vënë në ndjekje të automjetit dhe pas një kohe kanë arritur që të ndalojnë automjetin në fshatin Vllahi të Mitrovicës.

“Personi i dyshuar për vjedhjen e veturës është arrestuar, ndërsa vetura pas procedurave i është kthyer pronarit”.