string(51) "rama-i-bindur-per-11-majin-fituesi-dihet-qartesisht"

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2025 9:35

Rama i bindur për 11 Majin: Fituesi dihet qartësisht

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2025 9:35

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Partia Socialiste do të marrë rezultatin më të mirë që ka marrë ndonjëherë nën drejtimin e tij. Ai u shpreh se qytetarët po e respektojnë përpjekjen serioze për të vendosur barazinë para ligjit.

“Një nga arsyet pse PS do të marrë një prej rezultateve më të mirë që ka marrë ndonjëherë në drejtimin tim është fakti se për herë të parë populli shqiptar po shikon përpjekjet serioze për të vendosur barazinë para ligjit, me gjithë problematikat që mund të ketë.

Lexo Edhe:

Populli është minimalisht një shkallë më lart dhe më i zgjuar se më i miri dhe më i bukuri nga ju dhe nuk i beson gënjeshtrat me gjysmën e qeverisë në burg. Populli ka kujtesë dhe kupton pse drejtësia nuk ka qenë e tillë më parë, në kohën e kënetës ku pllaquritesh ti.Kështu që kjo teoria jep dorëheqjen nuk funksionon.

Ndaj PS do të marrë rezultatin më të mirë ndonjëherë, sepse populli sheh përpjekjen më serioze për të vendosur barazinë para ligjit, me të gjithë problematikat që ka” tha ai.