Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar për media pas dështimit të radhës së konstituimit të Kuvendit, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, e duke thënë se parlamenti është shndërruar në cirk, shkruan Gazeta Express.
Ajo, situatën e krijuar e ka cilësuar si pengmarrje e institucioneve nga VV-ja, dhe duke deklaruar se kjo është duke i kushtuar qytetarëve të vendit.
‘‘Kuvendi me insistimin për kandidaturën e njëanshme është shndërruar tanimë në një cirk. Është era e gjashtë qël Haxhiu morri, kësaj radhe vetëm 54 vota dhe ata insistojnë në këtë kandidaturë . LDK është për një zgjedhje, për të gjetur një zgjedhje kushtetuese. Peng marrja e institucioneve nga VV-ja është duke i kushtuar qytetarëve të Kosovës, ata po përballen me probleme të ndryshme dhe askush to nuk po i adreson. Edhe njëherë po them që na vjen keq, që në bazë të rezultati dhe vullnetit tonë jemi pjesë e kuvendit të Kosovës, mirëpo pa dashje jemi pjesë e këtij teatri që tashmë po besoj që është bërë mjaft për secilin qytetarë të Kosovës’’, ka thënë ajo. /GazetaExopress