Lëvizja Vetëvendosje i humbi tri vota sot në seancën për zgjedhjen e kryetarit, meqë disa deputetë munguan në këtë seancë.
Ishte Glauk Konjufca ai që njoftoi se VV-së sot i mungon një deputet, Nezir Kraki, kështu që kërkoi mirëkuptim nga opozita që t’ua huazojë atyre një deputet.
Por, jo veç Kraki, mirëpo edhe dy deputetë të tjerë të cilët kishin votuar për Haxhiun më herët, nuk ishin prezentë sot.
Kandidatura e Haxhiut sot mori veç 54 vota për, teksa u kundërshtua nga 44 deputetë dhe pati 3 abstenime, nga 57 sa pati marrë deri tani në seancat e kaluara.