string(46) "shkrumbohet-makina-ne-autostraden-lac-mamurras"

Shkrumbohet makina në autostradën Laç-Mamurras

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2025 11:20

Paraditen e të hënës në autostratën Laç-Mamurras një automjet tip BMV, ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht, drejtuesi ka arritur të dalë nga makina në kohë dhe ka shpëtuar pa lëndime.

Ngjarja ka ndodhur papritur, kur drejtuesi ka vënë re flakët që ishin përhapur nga pjesa e përparme e automjetit. Ai ka braktisur menjëherë mjetin, ndërsa zjarri e ka shkrumbuar plotësisht përpara mbërritjes së zjarrfikësve të Laçit.

Lexo Edhe:

Dyshohet se shkëndija në sistemin elektrik të automjetit ka shkaktuar zjarrin, megjithatë, grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.