string(90) "deshtimi-i-seances-bajqinovci-opozita-do-reflektoje-shume-shpejt-konjufca-pjese-e-qeverise"

Dështimi i seancës, Bajqinovci: Opozita do reflektojë shumë shpejt, Konjufca pjesë e qeverisë

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 11:53

Mefail Bajqinovic, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është deklaruar pas dështimit të radhës së konstituimit të Kuvendit, duke thënë se arsyeja se pse sot kandidatja e kësaj partie për të parën e Kuvendit mori më pak vota, ishte sepse munguan disa deputetë, shkruan Gazeta Express.

Ai po ashtu ka thënë se beson që sipas tij, opozita do të reflektojë, dhe se e njëjta do ta votojë Albulena Haxhiun për të parën e Kuvendit.

Lexo Edhe:

‘‘Jo nuk po bien, tregoi edhe kryetari i Kuvendit zoti Konjufca që na mungojnë disa deputetë, dhe asgjë nuk patë më se që dihet. Opozita po këmbëngul që mos të votohet kandidatja për kryetare të kuvendit zonja Albulena Haxhiu, kur dihet se Kushtetuta tregon shumë qartë se propozimi na takon ne, ne kemi propozuar kandidaten me të votuar në vend, gruan më të votuar në vend, dhe unë besoj që duhet me reflektuar. Mos të humb kohën popullit.  Ne propozojmë, pse duhet me ndërru. Kështu që ne kemi thënë dhe vazhdojmë të jemi aty, dhe besoj që do të reflektojë shumë shpejt edhe opozita. Përpara kanë zgjat me katër pesë muaj, ne i kemi 15 ditë, dhe unë besoj do të reflektojë brenda një kohe shumë të shkurt edhe opozita, dhe do ta mandatojmë kryetaren e kuvendit’’, ka thënë ai.

I njëjti është deklaruare dhe për çështjen e marrëveshjeve, me NISMA-n e Fatmir Limajt, duke thënë se diskutime ka.

Po ashtu,   ai është deklaruar edhe për mundësinë e rikandidimit të Glauk Konjufcës, për kryetar të kuvendit duke thënë se ‘’janë fjalë të mediave’’.

Tutje, ai ka thënë se Konjufca mund të bëhet pjesë e qeverisë.

‘‘Unë besoj që ka diskutime dhe gjithçka do ta merrni vesh me kohë.  Jo janë fjalë më shumë të mediave. Absolutisht të gjithë kemi qenë të kënaqur, por  unë mendoj që gjithçka do të reformohet në aspektin që mund të kemi pjesë të qeverisë edhe zotin Konjufca’’, ka thënë ai para gazetarëve. /GazetaExpress