Derisa Donald Trump përgatitet të shënojë 100 ditët e para të presidencës së tij të dytë, fqinji i tij verior Mark Carney feston fitoren e tij në zgjedhje në Kanada me një paralajmërim se “Trump po përpiqet të na thyejë”.
Duke pranuar fitoren këtë mëngjes, Carney paralajmëroi: “Amerika dëshiron tokën tonë, burimet tona, ujin tonë. Këto nuk janë kërcënime boshe. Trump po përpiqet të na thyejë në mënyrë që Amerika të mund të na zotërojë. Kjo nuk do të ndodhë kurrë”, tha ai.
Partia Liberale e Mark Carney fitoi zgjedhjet kanadeze në një kthesë të jashtëzakonshme për partinë e qendrës së majtë./Express/